Barcelona kërkon “tripletën” e saj të tretë në histori!

Barcelona është shumë afër që ta fitojë “tripletën” e saj të tretë në histori, teksa drejt realizimit të kësaj ëndërre skuadrën “katalunase” e ndajnë vetëm edhe 6 ndeshje.

Ata janë vetëm edhe dy ndeshje larg zyrtarizimit të titullit kampion në La Liga, ku aktualisht kur kanë mbetur edhe 5 javë deri në mbyllje të sezonit, ka 9 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Atletiko Madridi. Për trofeun e Kupës së Mbretit do të diskutojnë në finale kundër Valencias, ndërsa gjithashtu shpreson edhe në trofeun e Ligës së Kampionëve, ku fillimisht në gjysmëfinale do të duhej të përballej me Liverpullin në dy takimve (vajtje-ardhje), që më pas në finalen e madhe të pret fituesin nga përballja Totenham-Ajaks.

“Katalunasit” janë favorit në të gjitha këto përballje, teksa shpresojnë të fitojnë “tripletën” e tyre të tretë në histori, pas atyre në edicionet 2008/2009 dhe 2014/2015.

Nëse Barcelona i’a arrinë qëllimit që të bëjë një gjë të tillë, atëherë padyshim që Lionel Messi do ta fitonte “Topin e Artë”. Ylli argjentinas po prinë edhe për “Këpucën e Artë”, ku deri më tani ka shënuar 33 gola, e që në këtë garë e rivalizon super talenti francez i PSZH-së, Kylian Mbape me 30 sosh.

Leave a Reply