Nurmagomedov vjen me një meazh për kundërshtarin e rradhës, amerikanin Poirier!

Në shtator do të zhvillohet dueli për titullin kampion bote në peshën e lehtë në artet marciale mikse mes rusit Khabib Nurmagomedov dhe amerikanit Dustin Poirier.

I pari mban titullin kampion bote të këtij Divizioni, ndërsa i dyti atë të kampionit të përkohshëm. Rusi është i pamposhtur në kafaz, duke korrur 27 fitore në karrierën e tij.

Nurmagomedov, që të dielën ka qenë në Shën Petërburg për një evend të UFC-së, ka folur edhe për këtë duel, ndërsa gjithashtu edhe për kundërshtarin e tij.

“Dustin është një rival i fortë. Nuk mendoja se do ta munde Holloëay, madje kisha vënë bast për këtë të fundit. Gjithsesi, duket se nga dueli në duel është përmirësuar ndjeshëm”, – tha Nurmagomedov.

“E pranoj që paraqitja e Dustin më ka tërhequr, mendoj se grushton mirë. Madje është përmirësuar ndjeshëm dhe e meriton që të duelojë për titullin. Megjithatë ashtu si gjithë rivalët e mi të mëparshëm edhe ai do të përfundojë me KO. Nuk kam dyshime, do ta shtyp me këmbë siç kam bërë me McGregor dhe të tjerët para tij”, – ka deklaruar Khabib Nurmagomedov.

Leave a Reply