Barcelona-Liverpull, formacionet e mundshme

Sonte në “Kamp Nou” zhvillohet akti i parë i gjysmëfinales mes Barcelonës dhe Liverpullit. Barcelona vjen pas fitimit të titullit kampion në Spanjë dhe me një mundësi të artë për të fituar edhe këtë vit tripletën, ndërsa Liverpulli ende është në garë për tu shpallur kampion bashkë edhe me Sitin.

Valverde ka karikuar futbollistët duke i bërë me dije se Liverpulli nuk është një kundërshtar si të tjerët.

Nga ana tjetër Liverpulli vjen pas një fitoreje të thellë 5:0 ndaj Hadersfilldit në kampionatin anglez. Skuadra e Jurgen Klop vazhdon luftën për titullin kampion me Mançester Sitin, skuadër kjo që është një hap më përpara, gjë e cila bën që synimi kryesore të jetë titulli i Europës.

FORMACIONET E MUNDSHME:
BARCELONA: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, Melo; Messi, Suarez, Coutinho
LIVERPULL: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Ëijnaldum; Salah, Mane, Origi.

Leave a Reply