Tiago Silva mbyll para kohe sezonin me PSZH-në

Pas disfatës së mbrëmshme ndaj Monpelje, kampionët e PSZH-së kanë pësuar një tjetër humbje.

Është kapiteni Thiago Silva, i cili duket se e ka mbyllur para kohe sezonin për shkak problemeve fizike.

34-vjeçari ka dëmtuar meniskun e gjurit në sfidën me Lille, çka e detyron t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të cilën ende nuk ka vendosur.

Edhe në rast se do të zgjedhë kurë intensive për dëmtimin, mbrojtësi brazilian nuk do të jetë në dispozicion të teknikut Tushel deri në fundin e sezonit që mbyllet më 25 maj.

Leave a Reply