De Ligt tashmë ka zgjedhur skuadrën e tij të re

Falë paraqitjeve të tij me fanellën e Ajaksit, Matis de Ligt, pa dyshim se për momentin është një ndër futbollistët më të kërkuar në tregun europian të futbollit. Për shërbimet e holandezit interesohen shumë skuadra të njohura europiane, mirëpo si duket 19-vjeçari i Ajaksit tashmë ka zgjedhur skuadrën ku dëshiron të luajë në sezonin e ri.

Sipas asaj që raporton spanjollja,  “Mundo Deportivo” De Ligt sezonin e ardhshëm dëshiron të luajë te Barcelona së bashku me Lionel Messin dhe bashkëlojtarin e tij, Franki de Jong.

Punët në realizimin e kësaj dëshire De Ligtit mund t’ia prish agjenti i tij, Mino Raiola, i cili po shtyn lojtarin drejt skuadrave tjera gjigande, si Bajern Munih, Juventus dhe Mançester Junajted.

De Ligt këtë sezon me Ajaksin ka arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke u bërë edhe kapiteni më i ri që luan në këtë fazë. Bashkë me skuadrën e tij, ata mundën Totenhamin në transfertë (0:1) në ndeshjen e parë gjysmëfinale, ashtu që shumë lehtë mund të ndodh që në finalen e madhe të përballet ndoshta me skuadrën e tij të ardhshme.

Leave a Reply