Mesazhi i Milot Rashicës për legjendën Iker Kasiljas

Gjatë ditës së djeshme me shpejtësi shumë të madhe u përhap lajmi se portieri legjendar Iker Kasijas kishte pësuar një sulm në zemër. Paniku pushtoi të gjithë botën e futbollit, teksa më pas situata u qetësua,  pasi u mësua se 37-vjeçari e kishte kaluar rrezikun për jetën dhe se ishte në gjendje të stabilizuar.

Ai madje një gjë të tillë kishte konfirmuar edhe vetë përmes një fotoje nga spitali, duke shkruar: “Frikë po, por asgjë serioze. Falemenderit të gjithëve për mesazhet dhe dashurinë”.

Sigurisht, duke ditur karrierën e madhe të Kasijas dhe faktin se është një legjendë shumë personazhe u solidarizuan me spanjollin duke i dërguar mesazhe nga rrjetet sociale.

Një prej tyre ishte dhe ylli i përfaqësuese së Kosovës, Milot Rashica, i cili kishte publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram me portierin spanjoll, ndërsa të njëjtën e kishte shoqëruar me disa “emoji”.

Leave a Reply