Galatasaraji mund Beshiktashin dhe merr kryesimin në Superligën turke (VIDEO)

Galatasaraji ka shënuar fitore 2:0 në derbi ndeshjen e javës së 31-të në Superligën turke kundër Beshiktashit, duke marrë kështu kryesimin në renditje, njofton “infOSport.mk”.

Nga një gol në secilën pjesë shënuan të besuarit e trajnerit Fatih Terim në mes polemikash, duke pasur parasysh se në dy raste duheshe të intervenojë edhe sistemi VAR, që solli shumë pakënaqësi pas vendimit të golit të parë, tek i cili mysafirët pretendonin për një rivënie anësore në favorin e tyre dhe jo në të Galatasarajit.

Goli i epërsisë së Galatasarajit në derbin ndaj BeshiktashitGALATASARAJ – BESHIKTASH 1:0(Onjekuru 44')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 5 май 2019 г.

Megjithatë në fund vendimtare ishte ajo e arbitrit kryesor që sinjalizoi se goli i Henry Onyekuru, ishte në rregull, ndërsa golin e dytë Galata e gjeti në minutën e 55-të, me autorë Fernando.

VAR-i doli në skenë edhe njëherë tjetër në këtë ndeshje, kësaj rradhe duke anuluar një penalti për vendasit, edhe pse e njëjta fillimisht ishte akorduar nga ana e arbitrit Jildirim, transmeton “infOSport.mk”.

Në fund fitore e merituar e Galatasarajit, që në këtë mënyrë morri kryesimin në Superligën turke  nga Bashakshehir, edhe atë vetëm duke iu falënderuar gol-averazhit më të mirë. Që të dyja skuadrat kanë nga 63 pikë, ndërsa Beshiktashi me 59 pikë mbetet në pozitën e tretë.

Leave a Reply