“Tripleta kombëtare”, ja sa miliona i sjellë Mançester Sitit

Mançester Siti mund të sigurojë “tripletën” kombëtare, në qoftë se mund Lester Sitin dhe Brajtonin në dy ndeshjet e fundit në Premierligë, si dhe Uatfordin në finalen e “FA Cup”.

Një një moment historik ky për skuadrën e “sheikëve”, që tashmë kanë bërë për vete “Carabao Cup”, pasi në shkurt kishin triumfuar përmes penaltive në finalen e madhe ndaj Çelzit.
Nëse skuadra e Guardiolas do të arrinte që ti siguronte edhe këta dy tituj, atëherë një sukses i tillë do të gëzonte tej mase futbollistët, por edhe drejtuesit e skuadrës, të cilët që nga ardhja e Guardiolas në krye, kanë harxhuar rreth një miliard stërlina.

Sipas “The Telegraph”, nëse Siti do të fitonte tre titujt kombëtarë në Angli, do të përfitonte plotë 20 milionë stërlina.

Në fakt, jo të gjithë futbollistët do ta merrnin të plotë bonusin për këto tituj, pasi ata që nuk kanë luajtur të paktën 60 % të minutave të mundshme në këtë sezon, do të përfitonin vetëm gjysmën e shpërblimit.

Leave a Reply