Rajan Babel rikthehet në Turqi, por jo te Beshiktashi!

Pas aventurës së shkurtër në Premierligën angleze me fanellën e Fulhamit, Rajan Babel, me shumë gjasa do të rikthehet sërish në Superligën turke.

Futbollisti i kombëtares holandeze në janar vendosi të largohet nga Beshiktashi, duke iu bashkuar skuadrës angleze, që në fund nk arriti të ruajë statusin e skuadrës elitare.

Edhe pse për shërbimet e tij interesohen edhe skuadra nga vendlindja e tij, Babel me shumë gjasa sërish do të luaj në Turqi, mirëpo këtë herë jo me fanellën e Beshiktashit.

Sipas informacioneve që vijnë nga Bosfori, Babel kësaj rradhe do të veshë fanellën  e Galatasarajit, drejtuesit e së cilës skuadër thuhet se kanë arritur një marrëveshje paraprake me vetë futbollistin dhe se zyrtarizimi i tij me fanellën e kësaj skuadre do të ndodh së shpejti.

Leave a Reply