Tre futbollistët më të mirë afrikan ndanë çmimin e Këpucës së Artë në Premierligë

Тre futbollistët më të mirë të Afrikës për vitin e kaluar, Mohamed Sallah, Sadio Mane dhe Pier Emerik Obamejang, kanë ndarë çmimin e “Këpucës së Artë” në Premierligë, teksa që të tre kishin shënuar nga 22 gola në krye të listës së golashënuesve për edicionin 2018/2019.

Para ndeshjeve të sotme, Mohamed Sallah kryesonte listën me 22 gola, dy më shumë se bashkëlojtari i tij Mane dhe sulmuesi i Arsnealit, Obamejang.

Këta dy të fundit arritën që të shënojnë nga dy gola në ndeshjet e javës së fundit, duke u barazuar në këtë mënyrë me sulmuesin egjiptian, i cili nuk arriti që të shënojë sot përballë Vulverhemptonit.

Obamejang realizoi dy gola në fitoren 3:1 ndaj Bërnlit, ndërsa Mane shënoi që të dy golat për Liverpullin në fitoren 2:0 ndaj Vulverhempton.

Pas kësaj treshe me 21 gola të shënuar u rendit Serhio Aguero i Mançester Sitit, teksa Xhejmi Vardi me 18 gola u rendit në pozitën e 5-të.

Rikujtojmë edicionin e kaluar Sallah kishte fituar epitetin e golashënuesit më të mirë në Premierligë me 32 gola të shënuar.

Leave a Reply