Xhenoa e Goran Pandev në shitje

Skuadra e Xhenoas në shitje. Një gjë të tillë kanë bërë të ditur nga vetë klubi, përmes një komunikate në faqen zyrtare, ku thuhet se presidenti Enrico Preziosi e ka nxjerrë në shitje klubin e Xhenoas, pjesë e së cilës aktualisht është reprezentuesi i Maqedonisë, Goran Pandev, përcjellë “infOSport.mk”.

Xhenoa është një klub me histori në Itali, i themeluar 125 vite më parë dhe që numëron  9 tituj kampion në Serie A dhe një trofe të Kupës së Italisë.
Nuk dihet ende se kush do të jenë blerësit e ri të Xhenoas, megjithatë e sigurt është që kjo skuadër me emër në futbollin italian shumë shpejt do të bëhet me pronar të rinj.

Leave a Reply