Ajaksi edhe zyrtarisht kampion i Holandës, e mbyll sezonin me dopietë

Ajaksi edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Holandës, teksa të mërkurën në mbrëmje si mysafir në ndeshjen e fundit të javës së 34-të mundi De Grafshapin me rezultatin 4:1, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë skuadra nga Amsterdami arriti që të ruajë diferencën prej 3 pikëve ndaj PSV Ajndhovenit, që në fund duheshe të kënaqet me vendin e dytë, ndërkohë Fejnordi e mbylli sezonin në pozitën e tretë.

Lase Shone kaloi në epërsi Ajaksin në minutën e 37-të, ndërkohë El Xhebil vetëm 3 minuta më pas barazoi shifrat në 1:1. Mysafirët rikthyen epërsinë sërish, kësaj rradhe falë golit të shënuar nga Nikolas Taljafiko në minutën e 44-të, ndërkohë në pjesën e dytë Dushan Tadiq shënoi edhe dy gola të tjerë, duke i siguruar fitoren skuadrës së tij.

Golin e parë në këtë takim,  Tadiq e realizoi në minutën e 67-të, kur doli të jetë i saktë nga pika e bardhë, ndërsa golin e dytë personal dhe të katërtin për Ajaksin e realizoi në minutën e 87-të, kur shfrytëzoi asistin e Dejli Blind.

Ajaksi fitoi titullin e parë kampion që nga sezoni 2013-2014. Ishte ky titulli i 34-të në histori për skuadrën nga Amsterdami, që këtë vit e mbylli me dopietë, pasi kishte triumfuar edhe në finalen e Kupës së Holandës, duke mundur me rezultatin e pastërt 4:0 ekipin e Villem II, transmeton “infOSport.mk”.

Sa i përket De Grafshap, kjo skuadër sezonin e mbylli në pozitën e 17-të, me ç’rast vetëm përmes ndeshjeve të “play-off” mund të shpresojë në mbijetesën në elitën e futbollit holandez.

Leave a Reply