Caktohen gjysmëfinalet e Kupës në futsal, ekipi i parë i Shkupit kundër ekipit të dytë

Gjatë kësaj jave në futsalin vendor në program ishin ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e fundit skuadra kampione e  Maqedonisë së Veriut, Futsal Shkupi eliminoi rivalin lokal, Juventus Seravën, duke e mundur këtë të fundit me rezultatin 8:6. Vetëm një ditë më herët ekipi i dytë i Futsal Shkupit, që garon në ligën e dytë kishte eliminuar Bixhon, duke mundur me rezultatin 9:6.

Fati deshi që këto dy skuadra të takohen në gjysmëfinale, atje ku do të luajnë edhe Velesi dhe Zhelezareci. Këta të fundit eliminuan ekipin e Karadakut nga Kumanova, edhe atë vetëm pas ekzekutimit të penaltive, ndërkohë Velesi me rezultatin 7:3 kishte mundur Mal Ajaksin, transmeton “infOSport.mk”.

Ndeshjet gjysmëfinale në program janë me 25 maj, ndërkohë finalja e madhe do të zhvillohet me datë 1 qershor në Kavadar, në palestrën “Jasmin” me fillim në ora 20:00.

Leave a Reply