Shkëndija kampion, ja sa të holla do të përfitojnë “kuqezinjtë” nga UEFA

Skuadra e Shkëndijës pritet të mbush arkat e saj pas fitimit të titullit kampion në futbollin vendor. Skuadra tetovare si kampion i Maqedonisë nga UEFA për titullin kampion do të përfitojë 260 mijë euro, ndërsa edhe 240 mijë të tjera do të zbrasen në xhirollogarinë e tyre për pjesëmarrje në ciklin eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian.

Mbi gjysmë milioni euro për kampionin e ri të vendit, teksa kjo shumë mund të rritet varësisht nga performanca e tyre në garat ndërkombëtare.

Shorti për raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve është me datë 18 qershor, ndërsa ndeshjet e para kualifikuese janë paraparë të luhen me 9/10 dhe 16/17 korrik.

Leave a Reply