Ak. Pandev fitues i Kupës, të dielën “luftë” për pozitën e 4 në LPFM që siguron Europën!

Fitorja e Akademia Pandev në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë ka bërë që tashmë plotë 4 skuadra të shpresojnë për atë pozitë të katërt, që njërës prej tyre do i siguronte një vend për në ndeshjet eliminatore të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Rabotniçki, FC Shkupi, Renova dhe Makedonija GJ.P janë skuadrat që të dielën do të luftojnë me të gjitha forcat për të arritur deri tek fitorja e artë.

Ndeshja vendimtare do të jetë ajo në arenën “Todor Proeski”, aty ku mejdanin do të ndajnë Rabotniçki i vendit të katërt dhe FC Shkupi i vendit të 5-të.

Skuadra fituese nga kjo përballje do të siguronte atë pozitë të katërt, ndërsa një barazim mes tyre, atëherë do ju jepte mundësinë edhe dy skuadrave tjera, Renovës dhe Makedonija GJ.P për të shpresuar Europën.

Makedonija GJ.P do të ketë një detyrë të lehtë në udhëtim ndaj Pobedës, ndërkohë Renova në ndeshjen e xhiros së fundit të sezonit 2018/2019 do të përballet me Shkëndijën.

Foto: ekipa.mk 

Leave a Reply