Ak. Pandev shkruan historinë, triumfon në Kupën e Maqedonisë (VIDEO)

Akademia Pandev shkruajti sonte histori. Skuadra nga Strumica që është në pronësi të futbollistit të njohur maqedonas, Goran Pandev, sonte në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë, mundi Makedonija Gj.P, edhe atë vetëm pas ruletit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 2:2, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja nisi shumë mirë për ekipin nga Strumica që avansoi vetëm pas 10 minutave lojë me anë të Sashko Pandev.

KUPA E MAQEDONISË, FINALE

KUPA E MAQEDONISË, FINALEAkademia Pandev avanson me super golin e Sashko PandevMAKEDONIJA GJ.P – AKADEMIA PANDEV 0:1(S. Pandev 10')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 22 май 2019 г.

Ky gol ishte paralajmërim që do shohim një ndeshje interesante, dhe e tillë doli të jetë pasi Robson da Silva në minutën e 21-të nga gjuajtja e lirë arriti që të barazojë shifrat në 1:1.

Makedonija GJ.P barazon rezultatin ne finalen ndaj Akademia Pandev

Makedonija GJ.P barazon rezultatin ne finalen ndaj Akademia PandevSUPER GOL I ROBSON DA SILVA NGA GODITJA E LIRËMAKEDONIJA GJ.P – AKADEMIA PANDEV 1:1(R. da Silva 21')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 22 май 2019 г.

Ishte ky rezultati i 45 minutave të para, ndërsa po aq gola u shënuan edhe në pjesën e dytë, kësaj rradhe me Makedonija GJ.P që avansoi e para, edhe atë falë golit të shënuar nga ana e Dejan Tanturovskit në minutën e 84-të.

Tanturovski përfitoi nga një harkim i Pecov nga e djathta, dhe me kokë edhe për herë të dytë mposhti portierin e Akademia Pandev.

Makedonija GJ.P avanson ndaj Akademia Pandev

Makedonija GJ.P avanson ndaj Akademia PandevMAKEDONIJA GJ.P – AKADEMIA PANDEV 2:1(D. Tanturosvki 84')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 22 май 2019 г.

Dhe kur të gjithë menduan se Makedonija GJ.P do i’a arrijë qëllimit që të ngre lartë trofeun, vetëm dy minuta më pas skuadra nga Strumica përfitoi një penalti, të cilën në gol e shndërroi zëvendës kapiteni Lupçe Doriev.

Akademia Pandev shume shpejt barazon rezultatin, pasojne vazhdime dy here nga 15 minuta

Akademia Pandev shume shpejt barazon rezultatinMAKEDONIJA GJ.P – AKADEMIA PANDEV 2:2(L. Doriev 86')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 22 май 2019 г.

Në fund barazim 2:2 dhe vazhdime dy herë nga 15 minuta, ku skuadrat nuk i’a arritën qëllimit që të shënojnë, edhe përkundër disa rasteve që krijuan, me ç’rast ruleti i penaltive vendosi që Akademia Pandev të ngre lartë trofeun e Kupës së Maqedonisë.

Futbollistët e Akademia Pandev ishin që të gjithë të saktë, ndërkohë në anën tjetër dy autorët e golave të kësaj ndeshje në kohën e rregullt, Robson da Silva dhe Dejan Tanturovski nuk arritën të shënojnë, duke humbur mundësinë që edhe për herë të dytë në historikun e tyre të ngrejnë lartë trofeun e Kupës.

Për Akademia Pandev është ky trofeu i parë që në finalen e tyre të parë, ndërkohë Makedonija Gj.P në finalen e saj të tretë humbën edhe për herë të dytë.

Akademia Pandev shkruan histori, fiton Kupen e Maqedonise

Akademia Pandev shkruan histori, fiton Kupen e MaqedoniseAkademia Pandev fitoi vetem pas ruletit te penaltive (4:2), pasi ndeshja ne kohen e rregullt dhe pas 30 minutave shtese, u mbyll me barazimin 2:2

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 22 май 2019 г.

Ruleti i penaltive

MAKEDONIJA GJ.P AKADEMIA PANDEV
R. Da SILVA X Gj. STOILOV GOOL
E. Karvaljo GOOL L. DORIEV GOOL
G. PENALVA GOOL T. ILIEV GOOL
D. TANTUROVSKI X S. VELINOV GOOL

Leave a Reply