Futsal Shkupi kualifikohet në finale të Kupës së Maqedonisë

Pas titullit kampion në elitën e futsalit vendor, Futsal Shkupi ka regjistruar edhe një sukses tjetër të rradhës, duke u kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi mbrëmë në gjysmëfinale eliminoi skuadrën e dytë të Futsal Shkupit, duke e mundur me rezultatin 9:3. Ishte kjo një super ndeshje, në të cilën lojtarët e të dyja skuadrave përveç 12 golave të shënuar shpërdoruan edhe shumë raste tjera shënimi.

Taulant Ismaili, Rexhep Sulejmani, Burak Memedi realizuan nga dy gola, ndërsa nga një gol realizuan Erkan Shabani, Eroll Dalipi dhe Jetlir Ibrahimi.

Në finalen e madhe Futsal Shkupi do të përballet me Zhelezarecin, skuadër kjo që në gjysmëfinalen tjetër eliminoi Velesin pas ruletit të penaltive, transmeton “infOSport.mk”.

Finalja e madhe e Kupës së Maqedonisë do të zhvillohet në palestrën “Jasmin” në Kavadar me datë 1 qershor, me fillim në ora 18:00.

Leave a Reply