Makedonija dhe Ak.Pandev edhe pas 120 minutave lojë ndahen me barazim, fituesin e vendosin penaltitë (VIDEO)

90 minutat e kohës së rregullt midis Makedonija GJ.P dhe Akademia Pandevit janë mbyllur me barazimin 2:2, duke bërë që fituesi të përcaktohet në vazhdime, ndërsa nëse  edhe pas 30 minutave lojë shtesë skuadrat dalin baraz, atëherë ruleti i penaltive do të jetë përcaktues për fituesin e edicionit 2018/2019 në kuadër të Kupës së Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja nisi shumë mirë për ekipin nga Strumica që avansoi vetëm pas 10 minutave lojë me anë të Sashko Pandev.

KUPA E MAQEDONISË, FINALE

KUPA E MAQEDONISË, FINALEAkademia Pandev avanson me super golin e Sashko PandevMAKEDONIJA GJ.P – AKADEMIA PANDEV 0:1(S. Pandev 10')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 22 май 2019 г.

Kapiteni i Akademia Pandev me të majtën e tij shënoi një super gol nga distanca, ndërsa golin e barazimit Makedonija GJ.P e gjeti në minutën e 21-të, kur me një goditje precize nga gjuajtja e lirë shënoi golin e parë në rrjetën e Çubrakoviç, për barazim të rezultatit në 1:1.

Makedonija GJ.P barazon rezultatin ne finalen ndaj Akademia Pandev

Makedonija GJ.P barazon rezultatin ne finalen ndaj Akademia PandevSUPER GOL I ROBSON DA SILVA NGA GODITJA E LIRËMAKEDONIJA GJ.P – AKADEMIA PANDEV 1:1(R. da Silva 21')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 22 май 2019 г.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa me të filluar pjesa e dytë Sabit Bilali lëshoi një rast ideal për të kaluar për herë të parë në këtë ndeshje Makedonija Gj.P, skuadër kjo që megjithatë në minutën e 84-të me anë të Dejan Tanturovskit gjetën golin e avantazhit.

Tanturovski përfitoi nga një harkim i Pecov nga e djathta, dhe me kokë edhe për herë të dytë mposhti portierin e Akademia Pandev.

Makedonija GJ.P avanson ndaj Akademia Pandev

Makedonija GJ.P avanson ndaj Akademia PandevMAKEDONIJA GJ.P – AKADEMIA PANDEV 2:1(D. Tanturosvki 84')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 22 май 2019 г.

Dhe kur të gjithë menduan se Makedonija GJ.P do i’a arrijë qëllimit që të ngre lartë trofeun, vetëm dy minuta më pas skuadra nga Strumica përfitoi një penalti, të cilën në gol e shndërroi zëvendës kapiteni Lupçe Doriev.

Akademia Pandev shume shpejt barazon rezultatin, pasojne vazhdime dy here nga 15 minuta

Akademia Pandev shume shpejt barazon rezultatinMAKEDONIJA GJ.P – AKADEMIA PANDEV 2:2(L. Doriev 86')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 22 май 2019 г.

Në fund barazim 2:2 dhe vazhdime dy herë nga 15 minuta, ku skuadrat nuk i’a arritën qëllimit që të shënojnë, me ç’rast ruleti i penaltive do të vendos se kush do të jetë fitues i Kupës së Maqedonisë për edicionin 2018/2019.

Foto: ekipa.mk

Leave a Reply