Mbyllet sezoni 2018/19, ja cilat skuadra do na prezantojnë në Europë, kush do luaj në balotazh dhe në Ligën e Dytë

Sot edhe zyrtarisht është mbyllur edicioni 2018/2019 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, me ç’rast edhe zyrtarisht mësuam dy udhëtuesit e fundit për në ndeshjet e Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Fitorja infarkt e FC Shkupit ndaj Rabotniçkit ju siguroi atyre një vend për në Liga Europa, ndërsa skuadra e dytë që do na prezantojë në Liga Europa, është Makedonija GJ.P, që si mysafir me rezultatin 3:1 mundi Pobedën në Koçani.

Falë fitores së sotme, FC Shkupi mbylli sezonin në pozitën e katërt me 48 pikë, një më shumë se Makedonija GJ.P i vendit të 5-të, ndërsa Renova edhe pse me pikë të njëjta dhe gol-averazh më të mirë në fund duheshe të pajtohet me pozitën e 6-të. Kjo për shkak se Makedonija GJ.P ka një bilanc më të mirë në duelet e drejtëpërdrejta të këtij sezoni.

Që të dyja skuadrat kishin arritur nga një fitore në përballjet e këtij edicioni, ndërsa dy ndeshje ishin mbyllur me barazime. Megjithatë vendimtare ishte fitorja e Makedonija GJ.P në ndeshjen e fundit, kur në Shkup falë golave të shënuar nga Tanturovski (2 gola) dhe Robson da Silva, skuadra shkupjane kishte shënuar fitore 3:1. Në anën tjetër fitoren e vetme Renova e kishte arritur po në Shkup, me rezultatin 2:1, ndërsa në Tetovë të dyja ndeshjet ishin mbyllur me barazimet 0:0 dhe 1:1, shkruan “infOSport.mk”.

Sileksi edhe përkundër fitores së sotme ndaj Bellasicës nuk mundi ti shpëtojë balotazhit, aty ku do të pret fituesin nga përballja midis skuadrave nga liga e dytë, Tikveshi-Labunishta, ndërkohë nga sezoni i ardhshëm në Ligën e Dytë do të luajnë Bellasica dhe Pobeda.

# Ekipi Nd. F B D G-av. Pikë
1. Shkëndija 36 24 7 5 80:29 79
2. Vardari 36 17 13 6 45:23 64
3. Ak. Pandev  36 17 7 12 45:35 58
4. FC Shkupi 36 13 9 14 40:42 48
5. Makedonija Gj.P 36 12 11 13 45:50 47
6. Renova 36 12 11 13 53:49 47
7. Rabotniçki 36 13 7 16 43:49 46
8. Sileksi 36 11 11 14 27:39 44
9. Bellasica 36 9 11 16 37:49 38
10. Pobeda 36 6 5 25 26:76 23

Shkëndija – Liga e Kampionëve (eliminatoret)

Ak. Pandev  – Liga Europa (eliminatoret)

FC Shkupi – Liga Europa (eliminatoret)

Makedonija Gj.P – Liga Europa (eliminatoret)

Sileksi – ndeshje balotazhi 

Bellasica – Liga e Dytë

Pobeda – Liga e Dytë

Leave a Reply