Enis Bardhi duke shpërndarë iftarë në Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”  

Futbollisti shkupjan, Enis Bardhi njihet për aktivitetet e tij humane. Kohëve të fundit, futbollisti i Levantes ka kontribouar te shoqata “Jetimat e Ballkanit” e drejtuar nga Halil Kastrati. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kastrati përmes një postimi në “Instagram”, ku përveç Bardhit shihet edhe aktori tetovar Flamur Aljili dhe Bled Latifi, i cili njëherit kishte shtruar këtë iftar.

Shkrimi i plotë i Halil Kastratit:

“Me Enis Bardhin , Bled Latifin dhe Flamur Alijljin. Sot Iftarin ne kuzhinen tone e dhuroje Bled Latifi. Ne shperndarjen e Iftarit patem nderin ta kishim edhe futbollistin e njohur Enis Bardhi si dhe aktorin Tetovar Flamur Aljiji

Pas iftarit e luajtem nje loje Futbolli te gjithe se bashku stafi Jetimat e Ballkanit bashke me musafiret“.

23-vjeçari Enis Bardhi sezonin 2018/2019 në La Liga me Levanten e mbylli në pozitën e 14-të. Ai në 36 ndeshje të zhvilluara nga gjithsej 38, realizoi 3 gola dhe 4 asiste, ku vlen të ceket se dy nga golat e tij i realizoi në javën 36 dhe 37, ku goli ndaj Gironas ishte shumë i rëndësishëm, pasi i siguroi mbijetesën skuadrës nga Valencia.

Leave a Reply