“Shvercerat” e zënë ngushtë kryetarin Ganiu, ai vjen me një premtim të madh (VIDEO)

Festës së “Shvercerave” në Çair gjatë mikpritjes së futbollistëve të FC Shkupit sot iu bashkua edhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Ai me prezencën e tij dëshmoi edhe njëherë tjetër se ka një dashuri të veçantë ndaj këtij klubi, ku më parë kishte luajtur rolin e trajnerit, por edhe drejtorit sportiv, shkruan “infOSport.mk”.

Drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku përshëndeti prezencën e tij, duke potencuar para “Shvercerave” se pikërisht Ganiu  ishte një ndër më të merituarit për sukseset e FC Shkupit, bashkë edhe me presidentin aktual, Suat Alija.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu vjen me një premtim të madh për "Shvercerat"

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu vjen me një premtim të madh për "Shvercerat"….???

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 май 2019 г.

Ndërkohë derisa Bunjaku po i thoshte këto fjalë, nga ana tjetër e tribunës u dëgjua edhe pyetja e tifozëve, lidhur me tribunën e premtuar nga ana e kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ndërsa i njëjti ju bëri një premtim të madh atyre, duke ju thënë se brenda 3 javëve do të fillojë ndërtimi i tribunës së re përballë tribunës aktuale.

Leave a Reply