Sejdini: Infantino u tregua udhëheqës i jashtëzakonshëm i FIFA-s

Në Paris të Francës po zhvillohet kongresi i 69-të i FIFA-s në të cilët po marrin pjesë edhe krerët e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, presidenti Muamed Sejdini dhe sekretari gjeneral, Filip Popovski.  Në Kongresin e FIFA-s, presidenti aktual, Xhani Infantino mori besimin që të udhëheq Qeverinë e Futbollit Botëror deri në vitin 2023. 49 vjeçari zviceran ishte kandidati i vetëm për president të FIFA-s. Numri një i futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini e urojë Xhani Infantinon për besimin e fituar, duke kujtuar se FIFA arriti rezultate dhe suksese në projektet e realizuara deri më tani nën udhëheqjen e Infantinos.

“Në emër të FFM-së dhe në emrin tim do të dëshiroja që të uroj për zgjedhjen e Xhani Infantinos dhe i dëshirojë fat dhe sukses në punën në vijim. Nuk kam asnjë dyshim se do të ketë mbështetje të plotë nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, si dhe nga anëtarët e shoqatave të Shoqatës Botërore të Futbollit, mes tyre, natyrisht, Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Xhani u tregua si udhëheqës i jashtëzakonshëm i FIFA-s, së bashku me ekipin e tij dhe administratën e FIFA-s arritën rezultate të mëdha dhe suksese në projekte dhe jam i bindur se ai do të vazhdojë në këtë drejtim”, ka deklaruar presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

Leave a Reply