Maqedonia mposhtet me golin e vetëm të Piontekit

Vetëm një gabim në minutën e 47-të ishte i mjaftueshëm për disfatë 0:1 të Maqedonisë nga Polonia në ndeshjen e vlefshme për EURO 2020  të zhvilluar në Shkup. Krishtof Pjontek u gjend në më së miri në rrëmujën e krijuar para golit të Maqedonisë dhe arriti të mposhtë Dimitrievskin për triumf të Polonisë.

Në pjesën e parë kishin iniciativën mysafirët, por rastet ishin për Maqedoninë. Përfaqësuesja jonë ishte më e rrezikshme. Posaqërisht në minutat 5-të dhe 6-të kur fillimisht Elmas gjuajti fortë, ndërsa Fabijanski arriti të mbrojë. Pastaj Nestorovski tentoi me kokë dhe vetëm pak mungoi të sjell eufori tek 25.000 spektatorët në arenën. Deri në fund të pjesës së parë u luajtë me zemër, me shumë ndërprerje në mesfushë. Tentoi edhe Bardhi në të 31-tën, por topi shkoi skaj portës së Fabijanskit.

Vetëm sapo filloi pjesa e dytë dhe zhvillohej minuta e 47-të kur Krishtov Pjontek, i cili sapo u inkuadrua në lojë, arriti të mposhtë Dimitrievskin. Polakët pas këtij goli sikur të fitonin edhe më shumë forcë, pasi regjistruan raste në vijim me Grosickin në të 63-të e 65-tën. Në minutën e 75-të Nestorovski i Alioski mundeshin më mirë, por Fabijanski tregoi se është portier me kualitete të larta. Në fund Maqedonia mbeti edhe pa Musliun, për shkak të kartonit të dytë të verdhë, duke u përjashtuar me të kuq.

Maqedonia të hënën do të përballet me Austrinë, sërish në Shkup.

Leave a Reply