Daku: Sonte Allahu ma shpërbleu agjërimin e muajit të Ramazanit

Sulmuesi i përfaqësueses shpresa të Kosovës, Mirlind Daku, ishte njëri ndër autorët e golave në fitoren 3:1 të “dardanëve” të rinj ndaj Turqisë, shkruan “infOSport.mk”.

Futbollisti i Osijkeut pas përfundimit të ndeshjes tha se goli i sotëm është rezultat i shpërblimit që i bëri Zoti pas agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, që e përcollëm ditë më parë.

“Allahu ma shpërbleu agjërimin e muajit të Ramazanit dhe shënova kundër Turqisë. Gëzim i madh edhe pse humba një rast të mirë. Ishte shumë e lehtë me bashkëpunu me Lirimin. E njoh që kur kemi qenë të vogël. Partneriteti në fushë është refklektim edhe i partneritetit jashtë fushës. Ne jemi motivuar pas fitores së Kosovës kundër Bullgarisë, e kemi shikuar një video” – deklaroi Daku për “Supersport”.

Leave a Reply