Festë për shqiptarët, pas Kosovës, fiton edhe Shqipëria (VIDEO)

Festës së “dardanëve” iu bashkëngjitën edhe “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët sonte festuan në mënyrën më të mirë fitoren e Kombëtares së Shqipërisë përballë Moldavisë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “kuqezi” e drejtuar nga Edi Reja shënoi fitore 2:0, me të dy golat e shënuar në pjesën e dytë.

Shqipëria dominoi edhe në 45 minutat e para, mirëpo goli nuk erdhi në këtë pjesë, derisa deri tek goli i parë duheshe të kalojnë 66 minuta, edhe atë duke iu falënderuar dyshes rezerviste, Odise Roshi – Sokol Cikalleshi.


GOLAT NGA NDESHJA SHQIPËRI – MOLDAVI MUND TI NDIQNI KËTU.


Roshi mjaft mirë depërtoi nga e majta në zonën kundërshtare, ndërsa mu në momentin e duhur pasoi për Cikalleshin, i cili në ato momente shënoi për 1:0.

Pas këtij goli u rizgjua edhe Moldavia, duke rrezikuar Berishën, mirëpo fare në fund Ylber Ramadani me një goditje nga distanca shënoi edhe golin e dytë dhe të nokautit për moldavët.

Pas kësaj fitore Shqipëria arrinë në kuotën e 6 pikëve në grupin “H”, duke u renditur në pozitën e katërt, pas treshes Francë, Turqi, Islandë, që me nga 9 pikë ndajnë 3 pozitat e para.

Leave a Reply