Renditja e FIFA-s, Shqipëria dhe Maqedonia shënojnë rënie, ngjitje rekord e Kosovës

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll në renditjen më të re të FIFA-s, që pritet të publikohet gjatë ditës së nesërme do të pozicionohet në vendin e 73-të, shkruan “infOSport.mk”. Është kjo një rënie tjetër për “verdhekuqtë”, që tashmë e shohin veten 5 vende më poshtë, për dallim nga muaji i kaluar, kur renditeshin në pozitën e 68-të. Kjo rënie ishte e pritur, pas dy disfatave të njëpasnjëshme ndaj Polonisë dhe Austrisë gjatë këtij muaji, ndeshje këto të vlefshme për eliminatoret e Europianit të vitit 2020.

Edhe përkundër fitores 2:0 ndaj Moldavisë së fundmi, kombëtarja e Shqipërisë nuk ka mundur të ndalojë rënien në renditjen e FIFA-s.

Në klasifikimin e ri që do të publikohet këtë javë nga Federata e Futbollit Botëror (FIFA) , Shqipëria do të pësojë rënien e radhës, duke qenë tashmë e 66-ta në botë, nga e 62-ta që ishte një muaj më parë.

Për dallim nga Shqipëria dhe Maqedonia që vazhdojnë të shënojnë rënie, përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të ngjitë shkallë duke regjistruar çdo muaj nga një rekord të ri.

Skuadra “dardane” pritet të ngjitet plotë 6 vende në renditjen më të re, duke u pozicionuar në vendin e 121-të në klasifikimin botëror.

Leave a Reply