Sezoni i ri në Premierligën angleze nis me derbin Junajted-Çelzi

Kampionati anglez ka publikuar kalendarin për sezonin e ri 2019-2020 ku janë përcaktuar të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen.

Sezoni i ri nis me 9 gusht në mbrëmje me ndeshjen Liverpull-Noruiç, teksa kampionët e Mançester Sitit marshimin drejt titullit të tretë rradhazi do ta nisin si mysafir kundër Uest Hamit.

Që në javën e parë do të kemi edhe një super derbi, edhe atë në “Old Traford”, ku do të luajnë Mançester Junajtedi dhe Çelzi.

Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit do të përballet me Njukasëll Junajtedin në “Sent Xhejms Park”, ndërkohë skuadra finaliste e Ligës së Kampionëve, Totenhami do të përballet me Aston Villan e rikthyer në mesin e më të mirëve.

Leave a Reply