Rexhepi pas vazhdimit të kontratës me Shkëndijën: Ky është moment shumë i rëndësishëm për mua

Gardiani 22 vjeçar Bekim Rexhepi ka firmosur kontratë afatgjatë me Shkëndijën, me “kuqezinjtë” që sigurojnë shërbimet e portierit shkupjan deri verën e vitit 2023. Është ky një moment shumë i rëndësishëm për portierin e talentuar, i cili thotë se është mirënjohës për këtë vlerësim nga ana e drejtuesve të skuadrës së Shkëndijës, klubit më të mirë në vend.

“Ky është moment shumë i rëndësishëm për mua. Për një sportist vlerë shumë të madhe ka kur klubi dhe stafi teknik manifesojnë besim dhe unë jam mirënjohës për vlerësimin që me jepet. Jam në klubin më të mirë në vend dhe dy vitet e fundit kisha mundësi të kontribuoj në fitimin e titujve kampion. Zgjatja e bashkëpunimit më jep shumë entuziazëm për sfidat e përbashkëta që na presin në të ardhmen dhe besoj se Shkëndija do të vazhdojë rrugën e sukseseve”, – është shprehu Bekim Rexhepi në një prononcim për faqen zyrtare të klubit.

Rexhepi pjesë e Shkëndijës është nga vera e vitit 2017-të, ndërsa brenda kësaj periudhe të kaluar te skuadra “kuqezi”, ai ka shënuar progres të madh, duke lënë përshtypje të fortë se mund të llogaritet seriozisht në shërbimet e tij për të ardhmen. Pikërisht performansat e Rexhepit në fund të sezonit të kaluar bënë që mos të ndjehej fare mungesa e portierit të parë Kostadin Zahov që mbeti jashtë shkaku i dëmtimit, situatë e ngjashme si në sezonin 2017/2018. Kjo i dha mundësinë Rexhepit të ishte në terren në 16 ndeshje (7 në sezonin 2017/2018 dhe 9 në edicionin 2018/2019) kampionale, duke dhënë kontribut në fitimin e dy titujve rresht kampion shtetëror.

Leave a Reply