FC Shkupi pasurohet me 3 talentë

FC Shkupi pasditën e sotme ndezi motorët për sezonin e ri futbollistik, ku këtë skuadër fillimisht e presin garat në ndeshjet eliminatore të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Nga kjo skuadër janë larguar plotë 5 futbollistë (Amir Bilali, Viktor Angelov, Armel Bradji, Maharafa Tandina dhe Ergyn Abdul), ndërsa emri i vetëm i ri është ai i Fatjon Jusufit.

Ndërkohë sot në stërvitjen e parë të skuadrës nga Çairi vërehej edhe prezenca e 3 futbollistëve të talentuar, Besir Ramadani, i cili ishte i huazuar te ekipi i Genç Kalemler, Jusuf Aliu që u aktivizua të Vëllazërimi i Kërçovës dhe Musli Lika, i cili ishte pjesë e Korabit.

Që të tre futbollistët u janë nënshtruar urdhrave të trajnerëve dhe do të vazhdojnë punën në skuadrën “bardhekaltër”, me shpresë se kësaj rradhe do të përfitojnë hapësirat e duhura te ekipi i tyre i zemrës.

Leave a Reply