Artim Pollozhani te Struga Trim Lum, ja çfarë thonë drejtuesit e klubit!

Struga Trim Lum sezonin e ri futbollistik për herë të parë në historikun e saj do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin vendor. Kësisoj drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë ti lënë asgjë rastit dhe me të filluar merkatoja ato dëshirojnë që të bëjnë maksimumin.

Ata veçmë kanë bërë goditjen e parë të madhe, duke transferuar në rradhët e veta sulmuesin e Renovës, Emran Ramadani. Megjithatë ata nuk pritet të ndalen këtu, ndërsa siç mëson “infOSport.mk”, dëshira e tyre është edhe Artim Pollozhani, një ndër futbollistët shqiptarë më me përvojë në futbollin e Maqedonisë.

Megjithatë lidhur me transferimin e tij, nga tabori i skuadrës strugane thonë se për momentin nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare, kjo pasi fillimisht do të ulen me trajnerin Jeton Beqiri, nga i cili do të marrin instrukcionet e duhura rreth përforcimeve të reja, për të cilat ai do të ketë nevojë.

“Sa i përket Artim Pollozhanit, nuk ka asgjë zyrtare. Do takohemi neve kryesia e klubit me trajnerin dhe do shohim se çfarë futbollistësh do tentojmë për ti sjellë në skuadër” – na thanë shkurt nga tabori i skuadrës strugane.

Artim Pollozhani është nga Struga, ndërsa akualisht është një futbollistë i lirë, pasi i skadoi kontrata me skuadrën e Flamurtarit.

Pollozhani ka një karrierë shumë të bujshme si në futbollin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, ndërsa para se të transferohej te skuadra vlonjate, ai për 5 vite të plota ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Leave a Reply