Idriz Batha prezantohet te Tirana

Idriz Batha është prezantuar si futbollist i ri i Tiranës. Mesfushori 27-vjeçar i cili së fundmi ishte pjesë e Flamurtarit, me skuadrën “bardheblu” nga kryeqendra shqiptare ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me opsion për të vazhduar atë edhe për një sezon tjetër.

Batha vjen si një përforcim shumë i rëndësishëm për mesfushen “bardheblu”, ndërsa në këtë mënyrë rikthehet të luaj sërish në kryeqendër, pasi para se të kalonte te Flamurtari verën e vitit 2018-të, ai për 4 vite të plota ishte pjesë e Partizanit.

Sezonin e fundit me fanellën e Flamurtarit, Batha regjistroi 30 paraqitje, duke realizuar edhe 4 gola.

Leave a Reply