Naser Aliji mbetet pa skuadër!

Edhe pse kontrata e tij përfundonte vetëm vitin tjetër, drejtuesit e skuadrës rumune të Dinamo Bukuresht, futbollistit shqiptarë Naser Aliji, i kanë kumtuar se është një futbollistë i lirë dhe se mund të kërkojë skuadrën e tij të re në karrierë.

Aliji u kthye në një titullar të rregullt në pjesën e dytë të sezonit te Dinamo Bukuresht, duke zhvilluar 11 ndeshje dhe para së gjithash duke dhuruar paraqitje shumë të mira.

Por me largimin e trajnerit Mirçea Redniç, mbrojtësit kumanovar të Kombëtares shqiptare, fillimisht iu komunikua që  do të vazhdonte me Dinamo Bukureshtin, që më pas ti thuhet se nuk bënë pjesë në planet e klubit.

Sipas mediave rumune, kjo situatë ka ardhur nga fakti se në klub duan të largojnë të gjithë futbollistët e afruar nga trajneri, Redniç, e një ndër ta ishte pikërisht Naser Aliji, por gjithashtu edhe Elvis Kabashi.

Mendohet që tanimë Aliji do të kthehet të luajë në kampionatin zviceran të futbollit, ku nuk i kanë munguar edhe më parë ofertat, ndërsa pikërisht këtu ai krijoi emër dhe një karrierë të bujshme futbollistike.

Leave a Reply