Vardari nga Forina në Ligën e Dytë, trajneri Imerovski i lumtur për suksesin historik

Vardari nga Forina e Gostivarit do të jetë pjesë e Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në sezonin e ardhshëm. Gostivarasit dolën fitues në ndeshjen e fundit të plej of-it ndaj Fortunës me rezultat të thellë 5:1.

Golat për Vardarin e Forinës i realizuan Emruli, Ibrahimi dhe tre herë realizoi Miftari, ndërsa golin e vetëm për skuadrën nga Hasanbegu i shënoi Xhaviti. Ky është sukses historik për KF Vardarin e Forinës, të cilët për herë të parë ngjiten në Ligën e Dytë.

“Jam i lumtur që pas gjithë këtij maratoni të gjatë më në fund ia arritëm qëllimit tonë dhe pas shumë vitesh ngjitemi në Ligën e Dytë. Falendëroj të gjithë lojtarët që dhanë maksimumin gjatë gjithë sezonit”, ka thënë trajneri shkupjan i KF Vardarit, Muhedin Imerovski.

Leave a Reply