Xhengis Rexhepi rikthehet sërish në Superligën e Kosovës!

Xhengis Rexhepi sërish do të rikthehet për të drejtuar një skuadër në Superligën e Kosovës. Burime të afërta me “infOSport.mk”, bëjnë të ditur se strategu tetovar, që aktualisht luan edhe rolin e ndihmës seleksionuesit të Igor Angellovskit, te prfaqësuesja A e Maqedonisë, do të marrë drejtimin e Dugagjinit, një skuadër e re kjo që do të luaj në mesin e më të mirëve  në futbollin kosovar.

Rexhepi së fundmi në Superligën e Kosovës drejtoi ekipin e Llapit, ndërsa më herët kishte qenë edhe në krye të KEK-ut.

Ndihmës seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë gjithashtu ishte në bisedime e sipër me Renovën, mirëpo si duket nuk ka mundur të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e skuadrës nga Xhepçishti.

Leave a Reply