ZYRTARE, Bujar Islami trajner i ri i Renovës

Renova edhe zyrtarisht ka emëruar trajnerin e ri, i cili do ti udhëheq ata në sezonin e ri futbollistik 2019/2020. Bëhet fjalë për Bujar Islamin, një emër i njohur për skuadrën nga Xhepçishti, duke pasur parasysh se 10 vite të plota luante rolin e asistentit te kjo skuadër para se të kalonte te Vëllazërimi i Kërçovës vitin e kaluar, njofton “infOSport.mk”.

Strategu tetovar, Bujar Islami me skuadrën e tij të zemrës ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa me emërimin e tij ditëve në vijim priten edhe lëvizjet e para rreth përforcimeve të reja, duke pasur parasysh se deri më tani kishte vetëm largime. Plotë 7 futbollistë janë larguar nga rradhët e Renovës deri më tani,  përfshirë këtu dy portierët Matija Kobetiç dhe Urosh Gjuriç, pastaj sulmuesit Emran Ramadani dhe Emanuel Mbella, mesfushori Muhamed Useini, mbrojtësi i krahut të majtë Fisnik Zuka si dhe mbrojtësi i qendrës, Xhelil Abdullai.

Ndryshe Bujar Islami në postin e trajnerit te Renova zëvendëson Nikolla Ilievski – Xhixhi, me të cilin drejtuesit e Renovës nuk deshën të vazhdojnë bashkëpunimin.

Leave a Reply