ZYRTARE, Kosovës i bashkohet edhe një yll nga Bundesliga

Përfaqësueses së Kosovës në futboll i është bashkuar edhe një futbollistë tjetër mjaft i talentuar. Bëhet fjalë për mesfushorin ofenzivë të Hanoverit, Florent Muslija.

“Gazeta Express” ka siguruar edhe dokumentin ku shkruhet: “Unë Florent Muslija zotohem se nga grumbullimi i ardhshëm i Kombëtares së Kosovës në futboll në shtator do të jem pjesë e ekipit dhe me nder e krenari do të barti fanellën e Kosovës”.

20-vjeçari i lindur në Gjermani është pjesë e Hannoverit, skuadër me të cilën edicionin e shkuar shënoi dy gola në 17 paraqitje.

Ai ishte pjesë e Kombëtares U20 të Gjermanisë, për të cilën ka regjistruar 5 ndeshje dhe 1 gol.

Me Hanoverin gjerman, Muslija ka kontratë deri në qershorin e vitit 2022.

Leave a Reply