Skënderbeu i rrëmben sulmuesin Çarls Rabotniçkit! “Romantikët” mbeten pa sulmues!

Skënderbeu është gati ti rrëmbejë edhe sulmuesin e fundit Rabotniçkit, drejtuesit e së cilës skuadër do të kenë shumë punë gjatë kësaj merkatoje për të plotësuar zrastirat e krijuara pas largimeve të plotë 8 futbollistëve njofton “infOSport.mk”.

Reparti më i varfër ka mbetur ai i sulmit, ku thuajse janë larguar të gjithë emrat që kishte në rradhët e saj kjo skuadër, edhe atë duke filluar nga golashënuesi më i mirë, Petar Petkovski, pastaj kapiteni Bazhe Ilijoski si dhe së fundmi, Dejan Bllazhevski.

Sulmuesin e vetëm që posedon për momentin skuadra e Rabotniçkit, është nigeriani Çarls Çinedu, mirëpo edhe qëndrimi i tij është vënë në pikpyetje, duke pasur parasysh interesimin e shfaqur nga skuadra e Skënderbeut, që njëherit posedon edhe kartonin e 21-vjeçarit, i cili gjithnjë është huazuar nga skuadra korçare. Ai pjesë e “romantikëve” është gati dy vite, ndërsa brenda kësaj periudhe me fanellën e skuadrës nga Debar Maalo ka zhvilluar rreth 60 ndeshje, duke realizuar edhe 12 gola.

Leave a Reply