Lajm i madh për Sportin e Kosovës, miratohet Ligji dhe Amandamenti që i hapin rrugë implementimit të Ligjit për Sponsorizim

Sporti si rrallë herë ka bashkuar Kuvendin e Kosovës. Deputetët e Kuvendit në seancën e sotme kanë miratuar Amandamendin e propozuar nga deputeti Bekim Haxhiu, i cili harmonizon Ligjin për Tatimin e të Hyrave në Korporata me Ligjin për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë.

Me këtë ligj i hapet rrugë bizneseve që të investojnë në sport, dhe 30 për qind e fitimit në tatim mund ta ndajnë për sportin, shkruan Gazeta Olle.

Ligji për Sponsorizim ishte miratuar prej vitesh, por implementimi i tij nuk kishte ndodhur për shkak se binte ndesh me Ligjin e të Hyrave në Korporata.

Ligji për Sponsorizim i jep krahë zhvillimit të sportit në Kosovë.

Leave a Reply