Bilali flet si “bardhekaltër”: I lumtur që do luaj me një klub me traditë të madhe

FC Shkupi vazhdon me përforcime. I fundit që ka hedhur firmën me skuadrën nga Çairi është Sabit Bilali. Mesfushori 21 vjeçar ka firmosur kontratë 1 vjeçare me Shkupin me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“Është kënaqësi për mua që sot arrita të firmos për klubin e Shkupit, një ekip që ka traditë të madhe dhe klub me tituj të fituar. Pa dyshim se do të mundohem në secilën ndeshje të jap maksimumin nga vetja për të përmbushur planet e klubit dhe për të kënaqur tifozët më të zjarrtë “Shvercerat”, – ka thënë Bilali pas firmës me FC Shkupin.

21 vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Renovën, Shkëndijën, Gostivarin, FSV 63 Luckenwalde dhe Dinamo Zagreb.

Leave a Reply