Dortmundi i gatshëm të harxhojë 15 mln euro për Elif Elmaz

Skuadra nënkampione e Gjermanisë, Borusia e Dortmundit sërish ka zgjuar interesim për shërbimet e shkupjanit, Elif Elmaz, që aktualisht është pjesë e gjigandëve turq të Fenerbahçes. “Milionerët” po përgatisin një ofertë prej 15 milion euro për angazhimin e mesfushorit të talentuar, për të cilin interesohen edhe shumë skuadra tjera të njohura nga Europa.

Mbetet të shihet nëse një ofertë e këtillë do të kënaq apetitet e drejtuesve të Fenerbahçes, që me shumë vëmendje po rishikojnë të gjitha ofertat e arritura në adresë të tyre.

Elmaz te Fenerbahçe u transferua verën e vitit 2017-të nga rradhët e Rabotniçkit, ndërsa shumë shpejtë u shndërrua në një futbollistë të kalibrit të lartë.

Edhe pse vetëm 19-vjeçar, Elmaz me Fenerbahçen edicionin që lamë pas regjistroi plotë 40 ndeshje, 29 prej të cilëve në Superligën e Turqisë, ku edhe realizoi 4 gola.

Leave a Reply