E kërkonin Milani dhe Bajerni, por turku 19-vjeçar përfundon te Shalke 04

E kërkonin dy skuadrat gjigande Milani dhe Bajerni i Munihut, por Ozan Kabak përfundoi te skuadra e Shalke 04. Me këtë vendim 19-vjeçari i befasoi të gjithë, duke vendosur që nga Shtutgarti të transferohet te skuadra nga Gellzenkirshen.

Kabak, i cili bën edhe rolin e mesfushorit shkatërrues, ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me Shalke 04, drejtuesit e së cilës skuadër paguan 15 milionë euro në arkat e Shtutgartit.

Një sasi do t’i shkojë Gallatasarajit, pasi kampionët e Turqisë kishin mbajtur disa përqind të kartonit të mbrojtësit turk, kur e shitën në janar të këtij viti te Shtutgarti për shumën e 10 milion eurove.

Leave a Reply