Makedonija Gj.P prezantoi shkupjanin Adem

Edhe pse kishte firmosur që më herët, Ermedin Adem vetëm sot është prezantuar nga ana e drejtuesve të Makedonija Gj.P, skuadër kjo që këtë edicion do të prezantojë vendin tonë në eliminatoret e Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Mesfushori 28-vjeçar skuadrës shkupjane iu bashkua nga rradhët e Renovës, duke vendosur kështu që ti bashkohet ish skuadrës së tij pas plotë 5 viteve.

“U ktheva në shtëpi. Jam i lumtur që sërish do të luaj me Gjorçen, në një ambient mjaft të njohur për mua. Mezi pres që të jap maksimumin dhe të ndihmojë klubin në arritjen e sfidave që kanë para vetes” – ka thënë Adem pas prezantimit të tij me fanellën e Makedonija GJ.P.

Adem gjatë karrierës së tij përveç me Renovën dhe Makedonija GJ.P, ka luajtur gjithashtu edhe me FC Shkupin, Teteksin dhe Milanon.

Leave a Reply