Gjendet në 204 metra thellësi trupi i pajetë i futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili

Policia italiane më në fund ka konfirmuar lajmin tragjik: Florijana Ismajli është mbytur në ujin e liqenit të Komos. Konfirmimi erdhi sot pasi forcat e marinës italiane dhe të zjarrfikëses që ishin angazhuar për të gjetur trupin, kanë arritur ta nxjerrin atë nga thellësitë e liqenit.

Roboti nënujor e ka gjetur trupin e futbollistes 24-vjeçare zvicerane me origjinë shqiptare në nëj thellësi prej 204 metrash. Falë krahut të robotit është bërë e mundur tërheqja deri në një thellësi 20 metra ku më pas kanë qenë zhytësit ata që e kanë ngjitur në sipërfaqe për ta dërguar në spital ku do të kryhet autopsia.

Familjarët janë lajmëruar se ishte gjetur trupi i futbollistes për të cilin kishte nisur kërkimi që në fundjavë, kur ajo u zhyt në ujin e liqenit ndërsa po bënte xhiro me barkë e cila u mbyll në mënyrën më tragjike të mundshme. (vipsport.al)

Leave a Reply