Renova përforcon portën

Renova gjatë ditë së sotme ka angazhuar portierin Valon Neziri, i cili së fundmi ishte pjesë e Vëllazërimit të Kërçovës, njofton “infOSport.mk”. Në këtë mënyrë Neziri rikthehet te skuadra nga Xhepçishti pas 3 vite e gjysmë, kur janarin e vitit 2016-të i ishte bashkuar skuadrës kërçovare.

25-vjeçari Neziri gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Gostivarin, edhe atë kur kjo skuadër ishte pjesë e elitës së futbollit vendor, aty ku numëron gjithsej 25 ndeshje, 10 prej të cilëve me Renovën.

Me Nezirin në portë ritet konkurrenca te Renova, ndërsa trajneri Bujar Islami tashmë do të ketë në dispozicion 3 portier solid, përfshirë këtu edhe Hadis Veliun dhe Vullnet Islamin.

Leave a Reply