Alashkert-Makedonija GJ.P e drejton një arbitër fillestarë në Europë!

Nathan Verboomen, është emri i caktuar nga UEFA për të drejtuar sfidën e parë eliminatore të Liga Europa midis Alashkert FC dhe Makedonija GJ.P, njofton “infOSport.mk”.

Për 31-vjeçarin, ky është rrugëtimi i parë në Europë, pasi më parë ka drejtuar në arenën ndërkombëtare vetëm dy ndeshje të përfaqësueseve U17.

Jimmy Cremers është emri i asistentit të parë të tij, teksa Mathias Hillaert do të luaj rolin e asistentit të dytë. Arbitër i katërt në këtë ndeshje do të jetë Lothar D’Hondt, që të gjithë këta nga Belgjika.

Vëzhguesi i kësaj katërshe gjyqtarësh do të jetë greku Stávros Tritsónis, ndërsa delegat i UEFA-s për këtë takim, është kazaku Olzhas Abrayev.

Ndeshja midis Alashkert dhe Makedonija GJ.P në program është me datë 11 korrik me fillim në ora 17:00, ndërsa ekspedita e skuadrës “verdhekuq” drejtë Armenisë do të niset që nesër.

Leave a Reply