“KAS” sot jep vendimin për Skenderbeun

Sot skuadra e Skënderbeut pret vendimin e gjykatës së arbitrazhit sportiv të Lozanës në lidhje me dënimin prej 10 vitesh mospjesëmarrje në kupat e Europës.

Ishte 29 marsi i vitit 2018, kur Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA dënoi Skënderbeun me 10 vite pezullim nga aktivitetet europiane dhe një milionë euro gjobë, pas akuzave të ngritura për trukim ndeshjesh.

Prej këtij vendimi korçarët mbetën dy sezone jashtë Kupave të Europës duke dëmtuar rëndë klubin edhe në aspektin sportiv, pasi shumë prej yjeve të tij u larguan dhe Skënderbeu pati rënie edhe në paraqitjen në Superligë të Shqipërisë, ku në sezonin e fundit u rendit në vendin e katërt.

Pikërisht sot KAS-i pritet të japë vendimin përfundimtarë për këtë çështje pasi ka marrë kohën e mjaftueshme të shqyrtimit të fakteve e provave.
Drejtuesit e Skënderbeut janë treguar vazhdimisht të rezervuar në lidhje me atë që presin, por paralelisht janë duke përgatitur edhe një plan riorganizimi të shpejtë të skuadrës, nëse vendimi do të jetë në favor të tyre.

Leave a Reply