Struga Trim Lum dhe Sileksi ndahen miqësisht në miqësore

Pas  dy fitoreve të thella ndaj Vardar Forinës (6:1) dhe KEK-ut (7:0), skuadra e Struga Trim Lum të shtunën ka barazuar 1:1 me Sileksin, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gostivar, ndërsa që të dy golat u realizuan gjatë pjesës së dytë.

Të parët që avansuan ishin futbollistët e Sileksit, që kaluan në epërsi falë golit të shënuar nga Ivanovski në minutën e 53-të, ndërkohë barazimin skuadrës strugane i’a solli shkupjani, Florent Osmani me golin e realizuar në minutën e 81-të.

Struga Trim Lum në Strugë do të qëndrojë vetëm edhe dy ditë, për tu zhvendosur më pas në Bansko të Bullgarisë, aty ku kanë paraparë të zhvillojnë edhe 3 miqësore të tjera.

Të parën në tokën bullgare Struga Trim Lum do ta zhvillojë me datë 19 korrik kundër rumunëve të Dunarea Calarasi, me datë 23 do të luaj kundër skuadrës së Altyn Asyr FK nga Turkmenistani, ndërkohë me datë 26 korrik kundërshtarë i skuadrës strugane do të jetë Drita e Kosovës.

Leave a Reply