Barcelona blen një mbrojtës për 4 mln euro

Drejtuesit e Barcelonës kanë aktivizuar klauzolën e Mark Kukureja të Eibar dhe ai tashmë është një futbollistë i ri i “katalunasve”.

Mbrojtësi i majtë spanjoll ishte huazuar te skuadra baske, e cila para disa javëve e bleu kartonin e tij për shumën e 2 milion eurove, ndërsa në marrëveshjen mes dy klubeve ekzistonte klauzolë, sipas së cilës Barcelona mund të blente kartonin e tij vetëm për 4 milion euro.

Kukureja mund ti bashkohet grupit të “katalunasve” që nesër, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që i njëjti të marrë pjesë në turneun aziatik me skuadrën kampione të Spanjës.

Gjithashtu ekziston mundësia që mbrojtësi spanjoll të shfrytëzohet për shkëmbim për transferimin e një tjetër mbrojtësi, atë të Betis, Zhunior Firpo.

Leave a Reply