Edhe zyrtarisht mësohet kundërshtari i Shkëndijës në Liga Europa

Shkëndija pas eliminimit të befasishëm nga garat e Ligës së Kampionëve, tashmë do të vazhdojë të prezantojë Maqedoninë e Veriut në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian, Liga Europa, ku edhe ka mësuar emrin e kundërshtarit për në raundin e dytë eliminatorë, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i “kuqezinjëve” në këtë fazë do të jetë skuadra kampione e Luksemburgut, Dudelanzh, që sonte u eliminua nga skuadra kampione e Maltës, Valeta në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian.

Dudelanzh në të dyja ndeshjet luajti baraz kundër kampionëve të Maltës, mirëpo vendimtarë ishte barazimi 2:2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Luksemburg. Sa i përket takimit të sontëm të zhvilluar në Maltë, i njëjti u mbyll me shifrat 1:1.

Leave a Reply