Ramadani e nis me Bojkun si titullarë, lë në bankinë portierin polak, Troshupa

Feronikeli është skuadra e dytë shqiptare që do të na përfaqësojë në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kosovare që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani, me fillim në ora 20:45 do të zhvillojë përballjen e dytë ndaj skukadrës uellsiane të Nju Seints, ndaj së cilës në ndeshjen e parë në transfertë kishte barazuar 2:2.

Ky rezultat ju jep krahë atyre, ndërsa shpresojnë të mos përsërisin gabimin e Shkëndijës që pak çaste më parë u eliminua nga estonezët e Nome Kalju.

Ramadani për dallim nga ndeshja e parë në Uells, këtë herë është vendosur për 3 ndryshime në formacion, edhe atë duke filluar që nga porta, ku në vend të portierit polak, Troshupa, do të mbroj Smakiqi, pastaj vendin e Potokut në krahun e majtë të mbrojtjes do ta zë Ylli Hoxha, teksa në vend të brazilianit Karioka, në pjesën ofenzive do të luaj Menderim Hoti.

Pjesë e formacionit të parë do të jetë sërish strugani, Besmir Bojku, që së bashku me Dabiqaj do të përbëjnë dyshen e mesfushës, ndërkohë Kastriot Rexha sërish pritet të jetë rreziku më i madh për portën kundërshtare.

Ndeshja midis Feronikelit dhe TNS starton në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Leave a Reply